Shfaqja nga Shqipëria ‘Pasaporta’ me tekst nga Enver Petrovci do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës ditën e sotme (e shtunë) nga ora 19:30.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Kesina Lami ndërsa asistente regjisore është Orestia Nano.


Aktorët e kësaj shfaqje janë Enkelejda Fishekaj, Kejdi Gishto dhe Irina Bashllari vjen me violin.

198769748 4109606732425677 2361975407446970806 n

Një histori dashurie e nisur nga rrethana të çuditshme. Një vajzë e keqmësuar nga jeta e dashuruar me një djalë në moshën e saj dhe me një mik afarist i cili ishte mbështetës financiar për të.

Papritur në shtëpinë e saj shfaqet një inspektor. Një djalë i cili i ndryshon rrjedhën e jetës së Ritës ku frika, leksionet për jetën dhe dashurinë, xhelozia dhe pasioni ndërthuren me njëra tjetrën.