LAJMI I FUNDIT:

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Presidentja  Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani theksoi rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes.

“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar Osmani.


Gjithashtu, Osmani ka falënderuar vendet partnere të NATO-s—Ukrainën, Armeninë, Austrinë, Zvicrën e Greqinë —për praninë e tyre në takim, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Këshilli i Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC) është organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.

Ai përbëhet nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të aleancës dhe është përgjegjës për vendimet kryesore politike dhe strategjike të NATO-s.

Një nga veçoritë kryesore të NAC është se vendimet merren me konsensus, që do të thotë se të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord para se të miratohet një vendim.

Në përgjithësi, NAC është forumi më i rëndësishëm për konsultime dhe bashkëpunim midis vendeve anëtare të NATO-s, duke luajtur një rol kyç në drejtimin dhe politikat e aleancës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori