LAJMI I FUNDIT:

Në takim me Von der Leyen, Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Në takim me Von der Leyen, Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka biseduar për nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mirëpret “Planin e Rritjes”, të prezantuar nga Von der Leyen.

“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.


“Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezantuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani po qëndron në Bruksel ku po merr pjesë në samitin e rregullt vjetor të liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre nga Ballkani Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Kalo në kategori