LAJMI I FUNDIT:

Në Strumicë u protestua kundër masave të coronavirusit

Në Strumicë u protestua kundër masave të coronavirusit

Me moton “Liri dhe drejtësi”, qytetarët e Strumicës të cilët janë kundër masave, sot protestuan me automjete kundër masave.

Ata kërkojnë heqjen e masave shëndetësore dhe se këto masa janë jodemokratike, kundër Kushtetutës dhe kufizojnë lirinë e lëvizjes.

“Masat për menaxhimin me situatën shëndetësore në Maqedoni i vlerësojmë si jodemokratike. Ne mendojmë dhe besojmë se çdo kush ka të drejtën e gjedhjes dhe nuk jemi kundër vaksinimit, por secili ka të drejtën e zgjedhjes”, tha Lidija Panova, personi i autorizuar të Shoqatës qyteatare, “Liri dhe drejtësi”.


Ata njoftuan se edhe në të ardhmen do të protestojnë për të rritur vetëdijen e qytetarëve për liritë e njeriut dhe realizimin e këtyre të drejtave në institucione./Telegrafi/