LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19, 19 janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta gjashtë janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer katër lindje, ku lindën foshnja të gjinisë mashkullore.

“Katër lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore. 242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,447 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. 78 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë  4 rëntgena, 58 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori