LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me COVID-19, katër prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me COVID-19, katër prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe katër pacientë janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, tri pacientë janë shëruar nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

“Tri pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta katër pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport.


Siç thuhet tutje në raport, numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë gjashtë, një foshnje e gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

“18 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë gjashtë, një foshnje e gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 244 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.461 analiza. 142 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 100 rëntgen, 28 EHO dhe 14 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori