LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me coronavirus, katër në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me coronavirus, katër në gjendje më të rëndë
Foto: Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19, ndërsa situata e përgjithshme duket se po shkon drejt përmirësimit.

Sipas të dhënave të publikuara në këtë spital, aktualisht aty janë duke u trajtuar 19 pacientë me coronavirus, prej të cilëve 9 janë duke u trajtuar me oksigjen dhe katër janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, një pacientë i cili ishte i infektuar me COVID-19 është shëruar.


Në anën tjetër, në këtë spital janë duke u dhënë edhe shërbime tjera, përveç trajtimit të këtyre pacientëve me COVID-19, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 200 pacientë kanë kryer analiza në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacient kanë bërë̈ 2,781 analiza.

“3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën e spitalit.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 83 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 38 Rëntgena, 35 EHO dhe 10 CT-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori