LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 79 pacientë me coronavirus – tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 79 pacientë me coronavirus – tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 79 pacientë me coronavirus. Nga këta pacientë 62 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit të bërë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, nga pacientët e shtrirë 21 janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, nga personeli i spitalit 5 mjek, 6 infermierë dhe 1 bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19.


Tutje në njoftim thuhet se gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 570 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Kanë qenë 15 lindje, 12 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione. Në ditët e vikendit 431 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,181 analiza”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori