Në spitalin e Pejës 49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, bëhet thirrje për vaksinim

Spitali i Pejës është duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 49 janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit në Spitalin e Pejës, aty janë të shtrirë 214 pacientë.
Nga ky spital kanë bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë veten duke u vaksinuar.
Njoftimi i plotë:Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 7.09.2021: ✓214 pacientë janë të shtrirë; ✓181 pacientë janë në Oksigjenoterapi; ✓ 9 pacientë janë në CPAP; ✓ 49 pacientë ne gjendje të rëndë; ✓19 pacientë të pranuar ✓16 pacientë i shëruar. Mbroje vetën vaksinohu. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































