Site icon Telegrafi

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados – “ai shpiku një penallti”

Vendimet e gjyqtarit Soto Grado janë rikthyer sërish në ndjekje të Real Madridit. Klubi madrieln tashmë ishte mjaft i mërzitur me emërimin e tij, por ata tashmë kishin një parandjenjë se diçka do t’u ndodhte në derbin me Atletico Madridin që përfundoi 1-1.

Referi kryesor ishte Soto Grado, ndërsa në dhomën e VAR-it ishte De Burgos Bengoetxea. Të dy kanë pasur mosmarrëveshje të shumta me Real Madridin në ndeshje të ndryshme, në të cilat kanë dëmtuar bardhezinjtë me gabimet e tyre. Real Madrid TV u ka kushtuar disa video për të treguar të gjitha veprimet dhe për të denoncuar atë që ata e konsiderojnë të padrejtë.

“Sot ai ka demonstruar edhe një herë nivelin e tij të dobët duke akorduar një penallti inekzistente ndaj Real Madridit. E gjithë bota e futbollit është e mahnitur nga vendimi i Soto Grado, pasi De Burgos Bengoetxea e paralajmëroi atë nga dhoma VAR për të rishikuar momentin kur Aurelien Tchouameni ishte ndalur para Samuel Linos”, shkruan Defensa Central.

Ka shumë mundësi që me veprimet e sotme të përfundojnë me realizimin e një video tjetër nga Real Madrid TV. Është normale që ka shumë indinjatë brenda Real Madridit dhe ata duan të ndryshojnë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas polemikës së ditëve të fundit, Real Madridi priste tashmë një referim skandaloz kundër tyre. Gjyqtarët janë shumë të zemëruar me Real Madridin për deklaratën e tyre dhe për videot në televizionin e klubit. Ata besojnë se po kontribuojnë në krijimin e një klime të shëmtuar dhe armiqësore ndaj të gjithë anëtarëve.

Në Real Madrid e kanë shumë të qartë se Komiteti Teknik i Gjyqtarëve duhet të reformohet, sepse këto gjëra nuk mund të lejohen. Real Madrid ka shumë në lojë dhe vendime si ky i sotmi mund të përcaktojnë shumë ndeshje. Kjo është arsyeja pse ata do të vazhdojnë të luftojnë kundër gjyqtarëve të La Ligës.

“Me Soto Grado ka shumë veprime në të cilat ai ka dëmtuar Real Madridin”, shton më tej Defensa Central.

Është kurioze që sot De Burgos Bengoetxea donte të paralajmëronte Soto Gradon që të shkonte në VAR për të parë imazhin, ndërsa pas aty u dha penallti, ndërsa Tchouameni nuk kishte kontakt aq sa për të dhënë penallti të cilën e realizoi Julian Alavrez. /Telegrafi/

Exit mobile version