Vandalët kanë shkatërruar 59 varre hebraike në një varrezë në Sllovaki në një akt barbar të antisemitizmit.
Gurët 200 vjeçar, u shkatërruan në qytetin e Namestovo, tha të martën menaxheri i përgjithshëm i varrezave Karol Kurtulik, transmeton Telegrafi.
“Kur e zbulova këtë, u ndjeva shumë keq. Është një akt barbar”, tha ai, duke paralajmëruar përhapjen në rritje të antisemitizmit përmes ‘lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit në internet’.
Komuniteti hebre i Sllovakisë e quajti atë akt barbar.
Policia lokale tha se ata kishin filluar një hetim penal për incidentin, i cili shkaktoi dëme të paktën 50 mijë euro.
Kurtulik tha që po bëhen përpjekje për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve.
“Shumë vendas, por edhe njerëz nga e gjithë Sllovakia kanë kontaktuar me mua duke ofruar ndihmë”, shtoi ai.
Rreth 105 mijë hebrenj sllovenë, ose 77 për qind e popullsisë hebreje në vend, u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vetëm rreth 5 mijë hebrenj jetojnë sot në Sllovaki, sipas Unionit Qendror të Komuniteteve Hebraike në Bratislavë.
Kongresi Botëror Hebre, një institucion 84-vjeçar me seli në New York shkroi në Twitter se “Kongresi Botëror Hebre qëndron me komunitetin hebre të Sllovakisë në dënimin e përdhosjes së 60 gurëve të varreve në një varrezë hebreje në Namestovo”.
Varrezat e vjetra ishin lënë pas dore për dekada përpara se organizata të fillonte rinovimin e tyre në 2010.
Varrezat kishin mbijetuar në Luftën e Dytë Botërore, por shumë nga pasardhësit e atyre që u varrosën atje kur vdiqën nga Holokausti. /Telegrafi/