Në Shtip janë regjistruar mbi 430 punonjës të falimentuar

Shoqata e punonjësve të falimentuar 'Unit'-Shtip, në takimin e sotëm me anëtarët, ka mbyllur listën për regjistrim, me të cilën kërkohet kompensim mujor të parave nga shteti në pensionimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Me regjistrimin e sotëm kemi mbi 430 punonjës të falimentuar. Megjithatë duhet të shikojmë se kush nga to është me 15 vite stazh pa ndërprerje dhe sa do të shtohet'', deklaroi kryetari i Unit, Qemaldin Arsllanov.
Ai theksoi se kompensimin në para do ta marrin deri në pensionim, ndërsa vlefshmëria e ligjit do të jetë një vit, njofton AIM.
Punonjësit e falimentuar presin mbështetje të ligjit nga deputetët e Kuvendit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































