LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup prezantohen kurse gjuhësore italiane dhe kultura italiane

Në Shkup prezantohen kurse gjuhësore italiane dhe kultura italiane

Në zyrat e Sekretariatit për Çështje Evropiane do të mbahet Dita e hapur e Institutit Dante Aligieri në Shkup dhe Agjencisë kombëtare për programe arsimore dhe lëvizshmëri evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aktivitet do të prezantohen aktivitetet e Institutit që përfshijnë kurse gjuhësore italiane, provime për certifikatë PLIDA dhe promovimi i kulturës italiane.

Sipas AIM-së, do të prezantohen edhe mundësitë për programin Erasmus+, që këtë vit shënon 30 vjetorin e ekzistimit. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shkup dhe Fakultetin Filologjik ”Bllazhe Koneski”./Telegrafi/