Në Shkup organizohet ''Skopje Pride Weekend 2017 - Transformime''
Në Shkup organizohet ''Skopje Pride Weekend 2017 - Transformime'', i pesti me radhë, nga Koalicioni ''Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara'', LGBTI-Qendra për mbështetje pranë Komitetit të Helsinkit dhe LGBT United - Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij vargu aktivitetesh në kuadër të 'Javës së Krenarisë' është krijimi i hapësirave për format jonormale të botës sociale, respektivisht lidhje, pozita identitare, dhe stile trupore.
Sipas organizatorëve, këto gjëra, në kuadër të rrethit heteronomrativ, kombëtar dhe neoliberal-kapitalist, konsiderohen si jonormale, anësore, të pasuksesshme, patologjike, të çuditshme, etj.
Aktivitete fillojnë më 22 qershor dhe mbarojnë më 25 qershor. Për më tepër të dhëna shihni këtu./Telegrafi/






























