Asociacioni qytetar MOST organizon sot një konferencë me temë: ''Ndarja e shtetit nga partitë politike'', në kuadër të projektit ''Udhëzues drejt reformave demokratike'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MOST, qëllimi i kësaj konferece është ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe administratës publike për rëndësinë e ndarjes së shtetit nga partitë politike, përmes diskutimit për vlera ndërkombëtare, standarde dhe parime, dispozita nga Kushtetuta e Maqedonisë, si edhe praktikat e vendosura të palëve të prekura.


Në konferencë do të flasin ekspertë ndërkombëtarë dhe të huaj të kësaj sfere./Telegrafi/