Në Shkup organizohet konferencë për femrat në sport

Në Shkup organizohet konferenca e parë për femrat në sport, kurse organizator të saj janë Shoqata për përparimin e mirëbesimit të ndërsjellë - TAKT, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë do të diskutohet për sfidat me të cilat përballen sportistet në Maqedoni, për forcimin e femrave përmes sportit dhe për strategjitë për arritje të barazisë gjinore në sport. Gjithashtu do të diskutohet edhe për rritjen e numrit të femrave në pozitat udhëheqëse në institucionet sportive.
Aktiviteti mbështetet nga UN Women, Ambasada e SHBA-ve, si edhe Fakulteti i fiskulturës, shëndetit dhe sportit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































