Sot dhe nesër, në Shkup mbahet seminari për telemedicinë, me temë: ''Përmirësimi i shëndetit dhe sigurisë në Ballkan'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seminari organizohet nga PanEuropa Bullgari, në bashkërendim me Qendrën për hulumtime të sigurisë, mbrojtjes dhe paqes, si edhe zhvillimit ndërkombëtar.


Nikoqir i seminarit është Ixhet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit./Telegrafi/