Në Shkup mbahet marsh përkujtimor për Srebrenicën

Bashkësia kulturore boshnjake në Maqedoni sot dotë organizoj marshin e Shkupit për Srebrenicën, me moton '' Mos e harro Srebrenicën'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Është paraparë që marshi të nisë nga çarshia e vjetër e Shkupit dhe të përfundoj te ura e gurrit, ku do të lexohet Deklarata për Srebrenicën.
Ndryshe, në vitin 2010, Kuvendi i Maqedonisë e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, e cila e obligon vendin miratues që të shënojnë 11 korrikun - Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































