Në Shkup diskutohet për realizimin e të drejtave të bashkësive pakicë në Maqedoni

13:"Yllka Fetahaj
Misioni i OSBE-së në Shkup do të organizojë sot diskutim me temë ''Përparimi i realizimit të të drejtave të bashkësive që janë më pak se 20% e popullsisë'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në debat do të marrin pjesë edhe ministrat për arsim dhe shkencë, si edhe për kulturë, Renata Deskoska dhe Robert Allagjozovski. Do të merr pjesë edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Gonzalo de Chezzare.
Debati organizohet në bashkëpunim me Agjencinë për realizimin e të drejtave të bashkësive dhe ka për qëllim të nxitë dialog konstruktiv për përmirësimin e realizimit të të drejtave të bashkësive në sferën e arsimit, kulturës, mediave dhe përfaqësimit të drejtë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































