LAJMI I FUNDIT:

Në shkollat e Gjilanit janë 35 raste me COVID-19, prej tyre 16 mësimdhënës dhe 15 nxënës

Në shkollat e Gjilanit janë 35 raste me COVID-19, prej tyre 16 mësimdhënës dhe 15 nxënës

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në shkollat publike në këtë komunë aktualisht janë 35 raste me COVID-19, prej tyre 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punonjës i administratës së shkollave dhe 3 punëtorë teknik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin e Emergjencave civile për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Gjendja e tyre është pa simptoma të mëdha dhe në shtëpitë e tyre. Apeloj që t’i bartni maskat, t’i pastroni duart dhe ta ruani distancën mes vete. Jemi në sezonin e vjeshtës me pritje të frikshme, por me besim të madh që kemi me menaxhu drejtë. Kemi nenojë për lojalitet dhe soalidarite”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së mërkurës.


Ai ka njoftuar se në Gjilan, brenda 8 muajve, janë ka realizuar 4678 testime për COVID-19, 1308 janë të infektuar në total, 1053 të shëruar, 48 vdekur, 207 raste aktive, të cilat po monitorohen 24 orë shtatë ditë, 13 të hospitalizuar dhe mostra në pritje për rezultat janë 137.

Haziri ka apeluar qytetarët që mos shkojnë në Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik për testim, pa simptoma dhe pa udhëzim të mjekut.

Ai ka njoftuar në fund se deri në fund të muajit nëntor, regjioni do ta ketë edhe laboratorin për testim me metodën PCR. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori