Zhdukja e vetullave tregon në problemet me gjëndrat tiroide, sytë e "lagësht" paraqesin infeksione, të bardhët e syve me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjeshmëria në dritë çrregullimet në imunitet.
Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët që zbulojnë gjendjen shëndetësore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare.
“Kontrollet e rregullta janë të rëndësishme, sepse shenjat e para të sëmundjes mund të vërehen para se të shfaqen simptomat. Shumica e sëmundjeve mund të detektohet me pajisje profesionale e cila mundëson kontroll komplet”, shpjegon Larry Benjamin nga Kolegji Mbretëror i Oftalmologjisë.
Shëndetin e syve përveç kontrollit e ruan edhe ushqimi i balancuar. Hulumtimet tregojnë që ushqimi i pasur me karotenoide reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e syve si pasojë e plakjes. Ushqimet e pasura me antioksidantë si spinaqi, lakra dhe lakra e gjelbër po ashtu ruajnë shikimin.
Ushqimi i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të njohura si vitamina për sy, reduktojnë rrezikun nga katarakti ose pëlhura në sy. Gjenden në brokoli, misër, bizele, panxhar dhe kungull të njomë.
Ilaçi më i mirë për sytë e lodhur janë boronicat, ndërsa kajsitë, të pasura me betakarotene dhe likopenë, mund të ndihmojnë edhe në shërimin e disa sëmundjeve të syve.
Bebëzat e çrregullta – Bebëzat përndryshe janë simetrike, të njëjta në madhësi dhe reagojnë në mënyrën e njëjtë në kontakt me diellin. Në rastin kur njëra bebëz është më e madhe ose më vogël se tjetra mund të tregojë për një problem mjekësor.
Ekspertët pohojnë që njerëzit me bebëza të ndryshme kanë rrezik më të madh nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.
Sytë e thatë të ndjeshëm në dritë – Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimit kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë.
Kjo sindromë më së shpeshti prek femrat në të 40-at me sëmundjet autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi. Përveç kësaj sytë e thatë shpesh janë edhe tek femrat në të 50-at për shkak të ndryshimeve hormonale, pohon Benjamin.
Sytë e mjegulluar – Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë.
Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më se shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.
Kruajtja – Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake por edhe grimcave të ajrit.
Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për ç’shkak edhe sytë janë të fryrë dhe të kuq, shpjegon Benjamin.
Unaza gri – Nëse rreth iridës shfaqet unaza gri, kjo mund të jetë shenjë e arcus senilis, respektivisht në kolesterol dhe trigliceride të larta, acide yndyrore nga gjak, të cilat lidhen me rrezikun më të madh nga sëmundja e zemrës dhe sulmi në tru.
Zhdukja e vetullave – Është shumë normale që vetullat të rrallohen me kalimin viteve, por zhdukja e një pjese të vetullës është shenjë që ka probleme me gjëndrat tiroide, hipertireozë (tiroidet shumë aktive) ose hipotireozë (puna e reduktuar e tiroideve).
Sytë duken të lëngshëm – Sytë e tillë tregojnë për infeksion, më së shpeshti atë virusal, por nëse syri duket ngjitës, fjala është për infeksion bakterial.
Nëse ju turbullohet edhe shikimi, kjo mund të sugjerojë në sindromën e shikimit kompjuterik, respektivisht stresit të rritur për shkak të kontrastit të dobët të ngjyrave në kompjuter.
Tufëzat e verdha – Ksantelazma ose pjesët e verdha në kapakët e syve paralajmërojnë që niveli i kolesterolit në gjak është shumë i lartë.
Përveç kësaj, hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar që meshkujt me ksantelazmë kanë rrezik më të lartë nga sëmundjet e zemrës.
Sytë e skuqur – Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.
Sytë e verdhë – Nëse e bardha e syve është e verdhë në vend se e bardhë, siç edhe duhet të jetë, kjo mund të jetë shenjë e verdhëzës, problemeve me mëlçi dhe tëmth.
Mënyra më e lehtë që të shikohet më të vërtetë gjendja e organizmit janë analizat e gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje