LAJMI I FUNDIT:

Në rrugët e Mitrovicës, pula e kafshë të tjera shiten edhe në kohë pandemie

Në rrugët e Mitrovicës, pula e kafshë të tjera shiten edhe në kohë pandemie

Në kohën kur qeveria e vendit ka marr vendim për shkak të gjendjes pandemike që të ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në rrugët afër tregut të qytetit të Mitrovicës vazhdojnë të shiten pula, lepuj e kafshë tjera, ndërsa inspektorët dhe policia shëtisin me automjetet e tyre përskaj këtyre rrugëve dhe bëhen sikur nuk shohin asgjë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të rrezikuar tejmase sepse pulat prehen nëpër këto rrugë pa asnjë kriter.

Bedri Syla, qytetar i Mitrovicës, thotë se kjo që po ndodhë është tmerr që s’kishte dashur ta shoh as në rrugët e shteteve më të pazhvilluara në botë.


Sipas tij, në këto kohë të vështira pandemie, dhe në këtë mënyrë, ky virus vdekjeprurës mund të shpërndahet shumë lehtë, ndërsa fajëson organet komunale për një gjë të tillë.

“Pamje të tilla nuk kisha dashur të shoh as në Afganistan dhe në shtetet tjera më të pazhvilluara në botë. Shikoni qysh prehen pulat në rrugë, derisa qeveria ka lejuar therjen e kafshëve vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim. Kjo rrezikon seriozisht përhapjen e këtij virusi që ka goditur botën. Fajet i kanë organet komunale, inspektorati, por edhe policia që nuk i ndalon”, ka thënë Syla.

Shpresa, një mitrovicase tjetër, thotë se nuk ka shtet dhe këtu nuk funksionon ligji.

“Për fat të keq kjo situatë vetëm sa konfirmon se nuk kemi shtet dhe në Kosovë nuk funksionon ligji”, tha ajo.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me kryeinspektorin komunal, Fidan Ademi, për të marrë një deklaratë rreth kësaj çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërkaq, disa qytetarë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për KosovaPress, kanë bërë të ditur se vendimet e qeverisë së Kosovës, e cila përbëhet në masë nga njerëz të LDK-së, në Mitrovicë nuk rrespektohen qëllimisht, për shkak se kjo komunë udhëhiqet nga Vetëvendosja. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori