LAJMI I FUNDIT:

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje që supozohet se tregojnë raketën e Kinës derisa kthehet në Tokë dhe bie në Oqeanin Indian

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje që supozohet se tregojnë raketën e Kinës derisa kthehet në Tokë dhe bie në Oqeanin Indian

Mbetjet e raketës së Kinës, të lëshuar muajin e kaluar, janë “zhytur” përsëri në atmosferë, duke rënë në perëndim të Maldiveve në Oqeanin Indian.

“Pas monitorimit dhe analizës, në 10:24 më 9 maj 2021, rrënojat e fazës së fundit të Long March 5B Yao-2 kanë hyrë përsëri në atmosferë”, tha Zyra e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar nga Kina në një deklaratë të dielën në mëngjes, përcjell Telegrafi.

Ajo shtoi se shumica e përbërësve u dogjën në ri-hyrje.


Shërbimi i monitorimit Space-Track, i cili përdor të dhëna ushtarake të SHBA, gjithashtu ka konfirmuar një gjë të tillë.

Përfundon saga: Mbetjet e raketës së Kinës 'janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian' – thotë agjencia hapësinore e Kinës
Lexo po ashtu Përfundon saga: Mbetjet e raketës së Kinës 'janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian' – thotë agjencia hapësinore e Kinës

“Të gjithë që ndjekin ri-hyrjen e LongMarch5B mund të relaksohen. Raketa është poshtë”, është shrkuar në Twitter nga ky institucion.

“Ne besojmë se raketa ra në Oqeanin Indian, por po presim të dhëna zyrtare nga @ 18SPCS”, ishte shtuar në një cicërimë të veçantë, duke iu referuar një skuadrilje të Forcës Hapësinore të SHBA.

Ndryshe, autoritetet amerikane dhe evropiane kishin monitoruar raketën, e cila po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 13.7 km/sekondë.

Një ndryshim prej vetëm një minutë në kohën e ri-hyrjes përkthehet në qindra kilometra diferencë në tokë dhe parashikimet e mëparshme kishin dhënë si vende të mundshme të rënies që nga Deti Mesdhe deri në Oqeanin Paqësor.

Çfarë dihet për raketën kineze, që pritet të bie sonte në Tokë?
Lexo po ashtu Çfarë dihet për raketën kineze, që pritet të bie sonte në Tokë?

Megjithatë, sipas ekspertëve, me pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga uji, shanset që ajo të ulej në një zonë të populluar ishin të ulëta, dhe gjasat e lëndimeve edhe më të ulëta.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje – edhe pse të verifikuara në të cilat pretendohet se shihet momenti i rënies së “pjesëve të raketës” në Oqeanin Indian, pranë Maldiveve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori