LAJMI I FUNDIT:

Në “Rexhep Rexhepi” përballja e të mëdhenjve

Në “Rexhep Rexhepi” përballja e të mëdhenjve

Kryendeshja e javës së 11-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll, do të luhet në “Rexhep Rexhepi” në mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave pritet te jetë interesant për shkak se të dy skuadrat synojnë majat e tabelës.
Krahas sfidës “Nikeli”-‘Minatorët’, të shtunën luhen edhe dy ndeshjet tjera, ku do të takohen Istogu – Vushtrria dhe Drenica – Drita, derisa tri ndeshjet tjera zhvillohen të dielën, e ku përballen Liria-Hajvalia, Llapi-Besa dhe Gjilani-Prishtina.

Raiffeisen Superliga / Java e 11-të
Të shtunën takohen:

13:30, Feronikeli – Trepça ’89
(T. Maloku, B.Morina, L. Muhadri, B.Gashi)
14:00, Istogu – Vushtrria
(B. Kosumi, J. Musolli, B. Rama, A.Tahiri)
14:00, Drenica – Drita
(M. Baliu, A. Ejupi, E. Zeqiri. N. Rraci)
Të dielën takohen:
13:30, Liria – Hajvalia
(F.Tahiri . E.Baliqi, G. Mehmeti, B.Batalli)
14:00, Llapi – Besa
(G. Nuza, M. Berisha, S.Haziri, M.Bejtullahu)
14:00, Gjilani – Prishtina
(I. Kelmendi, S.Berisha, I.Kabashi,S.Isufi)

/Telegrafi/