LAJMI I FUNDIT:

Reçaku, ende pa shtatoren e William Walkerit (Video)

Reçaku, ende pa shtatoren e William Walkerit (Video)

Shkronjat që formonin emrat e 44 banorëve të masakruar në janar të 1999 në Reçak të Shtimes, nuk gjenden në murin memorial. Edhe pllakat varrezave u dëmtua së tepërmi. I pakënaqur me trajtimin që po i bëhet varrezave është Fahredin Betushi, i cili humbi katër familjarë ditën e 17 janarit të atij viti. Për gjendjen jo të mirë të memorialit e varrezave në dijeni janë edhe në Komunën e Shtimes.

Po në këtë vend në fillim të vitit u vendos gurthemeli për ndërtimin e një shtatoreje për të nderuar figurën e ish-ambasadorit William Walker, i cili atëbotë ndërkombëtarizoi masakrën e Recakut.

Edhe pse për banorët e Reçakut realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, shtatorja nuk u vendos ende.


Në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve po thonë se shtatorja pritet të vendoset në vitin e ardhshëm, ndërsa vonesa ndodhi ngase Qeveria përgjysmoi mjetet financiare.

Në Ministrinë e Financave aktualisht nuk kanë zgjidhje për këto para. Por, Muharrem Shahini nga zyra për informim bëri me dije se ka mundësi ndërhyrjeje, meqë akoma nuk është mbyllur buxheti për vitin 2017. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori