Manastiri, vend i shkronjave, por gjuha shqipe nuk vlen për gjimnazin e këtij qyteti. Vetëm disa metra më poshtë Muzeut “Kongresi i Manastirit” gjendet Gjimnazi “Josip Broz Tito”.
Për të na kuptuar disa prej nxënësve, duhej t’ju bënim pyetjet maqedonisht, në mënyrë që të na thonë disa fjalë shqip.
“Ke vështirësi të flasësh në gjuhën shqipe? Po! A do kishe dashur të mësosh në shqip? Po! Për çfarë arsye nuk mësoni? Nuk e di!””, tha Majlinda Sinani, nxënëse e vitit të dytë.
“Shqip? Nuk e di, nuk ka! Përse nuk mësoj shqip? Këtu nuk ka shkolla për shqipe për atë arsye. E shihni si pengesë këtë? Jo, por maqedonisht më vjen shumë zor sepse 9 vjet mësoja shqip pastaj kur erdha këtu shumë e kisha më rëndë”, pohoi Merita Shefkiu, nënëse e vitit të dytë.
“Di më shumë maqedonisht se që e vogël jam rritur duke folur maqedonisht. Në Shkollë fillore si mësoje? Maqedonisht kam mësuar edhe në fillore”, theksoi Ardiana Iljazova, nxënëse e vitit të katër.
Nga drejtoria e gjimnazit thonë se nga 750 nxënës, shqiptarë ka pak dhe nuk janë të interesuar të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Ndonëse kushtetuta ua garanton nxënësve mësimin në gjuhën amtare, ushtruesja detyrës së drejtore e Gjimnazit Tanja Naumovska tha se nxënësit shqiptarë të Manastirit jetojnë në Maqedoni dhe duhet të mësojnë në gjuhën maqedonase.
“Një numër shumi i vogël i nxënësve shqiptarë mësojnë në gjimnaz, mund të them se në të gjitha 4 vitet janë 8-9 nxënës nuk jam aq e sigurtë. Por, përgjithësisht edhe në vitet e mëparshme ka qenë numër i vogël i shqiptarëve që kanë mësuar këtu dhe asnjëherë nuk është paraqitur nevoja dhe as që ka pasur kërkesa për tu hapur paralele në gjuhën shqipe”, pohoi Tanja Naumovska, U.D. drejtoresha e Gjimnazit “J.B.Tito” Manastir.
Veterani arsimit Ramiz Asllani thotë se edhe ai vetë ka mësuar maqedonisht kur ka qenë në gjimnaz.
“Është handikap i madh! Për shembull në Resnje u hap gjimnaz e mësohet në gjuhën shqipe, por në Manastir jo. Dëshira e fëmijëve është se ku do të mësojnë dhe çfarë profesioni do të zgjedhin. Për arsye se shpërngulja i bën të gjitha ndarjet, sidomos shpërngulja e 1953 në Turqi dhe tash kjo shpërngulja e të rinjve në Evropë”, theksoi Ramiz Asllani, arsimtar në pension.
“Një shqetësim tjetër në Manastir është edhe rënia e vazhdueshme e numrit të nxënësve që regjistrohen në shkolla fillore dhe të mesme, si pasojë e migrimit në kërkim të një jete më të mirë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Njëqind vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, ITSHKSH promovoi pullë postare në nder të tij

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet