LAJMI I FUNDIT:

Në PZAP janë paraqitur 352 apele nga kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale

Në PZAP janë paraqitur 352 apele nga kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se kanë pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, PZAP thekson se për detaje të tjera do të dalin edhe nesër me një njoftim.

“Njoftimi lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvende Komunale të mbajtura me datën 17 Tetor 2021. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat  5, 6 dhe 7 Nëntor 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.


“Pas këtij afati 72 orësh, në vazhdim, jemi në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të gjithë ankuesve, në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës. Për me tepër, për mënyrën e vendimmarrjes, publiku nesër me kohë do të informohet, përmes një njoftimi tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori