Bisedimet e së enjtes ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk shënuan ndonjë përparim, por të gjitha palët u pajtuan vetëm për një gjë – vazhdimin e bisedimeve për të shmangur tensionet në terren.
Më 31 korrik rrugët në veriun e Kosovës u bllokuan nga grupe serbësh për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së kryeministrit Kurti që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës.
Beogradi zbaton masa te njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi gjatë 10 viteve të fundit.
Qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë për një shtator zbatimin e vendimit të saj me kërkesë të diplomacisë amerikane. Të enjten palët dështuan të merren vesh, por shefi I Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u pajtuan të vazhdojnë diskutime.
“Ka ende kohë deri më 1 shtator. Sot nuk ka një marrëveshje, por ne nuk dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë të diskutojmë. Ne duhet të kërkojmë zgjidhjen që procesi të vazhdojë”, tha zoti Borrell.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten vonë në një paraqitje në rrjetet sociale tha se ishte një ditë e vështirë për Serbinë.
“Nuk mund të them se bisedimet shënuan sukses, por përmbahem nga të gjitha komentet, sepse shpresoj dhe besoj se është e mundur të arrihet një kompromis në ditët në vazhdim, me ndonjë mrekulli. Unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe qëndrueshmërinë dhe do t’ju drejtohem për 48 orët e ardhshme me të gjitha faktet”, tha presidenti serb.
Të premten shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se fjalimi i presidentit të Serbisë, është shtyrë për pasditen e së dielës, kur ai do të pres në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Ai shtoi se presidenti serb po vazhdon të punojë edhe sot për të gjetur zgjidhje, ndërsa akuzoi kryeministrin Kurti se nuk ka pranuar asnjë propozim kompromisi.
Edhe gjatë natës së mbrëmshme kanë vazhduar diskutimet e diplomatëve perëndimorë me të dyja palët përfshirë edhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Për analistët përfshirja e diplomatëve perëndimorë u bë më e theksuar pas krizës së fundit ne veri dhe kjo mund të shënojë një periudhë të re në bisedimet Kosovë – Serbi. Drejtori i Institutit të Kosovës për Hartimin e Politikave, Lulzim Peci tha se angazhimi diplomatik nuk ndodhë vetëm për targa dhe dokumente personale, por bëhet që procesi të lëvizë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Mendoj që ne tani po hyjmë në atë fazë, por a do të arrijmë te marrëveshja, këtë nuk e di sepse të dy palët duhet të pajtohen, mirëpo një gjë është e qartë se jemi duke lëvizur në atë drejtim. Edhe bashkësia ndërkombëtare, flasim këtu për perëndimin siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kyçe të Evropës edhe shumë më herët e kanë thënë se vazhdimi i tensioneve në Ballkan dhe i çështjeve të pazgjidhura i ndihmon vetëm Rusisë dhe askujt tjetër, sepse Rusia këtë me vite të tëra e ka shfrytëzuar në mënyrë shumë të mirë për të destabilizuar Ballkanin për qëllimet e veta të cilat i ka në atë që quhet fqinjësi e afërt dhe kjo u dëshmua edhe me luftën në Ukrainë”, tha ai.
Në Kosovë përfshirja amerikane shihet si e domosdoshme.
“Përparim çdo herë ka pasur nëse përfshihet edhe Amerika në këtë punë, se sa i përket Vuçiçit ai na ka mbytur se lëre më të na ndihmojë diçka. Vetëm Amerika është ajo e cila ka mundësi të bëjë diçka”, tha Hashim Maloku, një qytetar në Prishtinë.
“Pritshmëria më e madhe dhe më e rehatshme për Kosovën është Amerika me aleatët tonë që janë gjithmonë për ta zgjidhur çështjen e bisedimeve. Pa Amerikën ne nuk mund të zgjidhim asgjë, Evropa qe 20 vjet, 30 vjet, qe 100 vjet na kanë lënë kështu, nuk pres prej Evropës asgjë të Zotit. E vetmja shansë, e vetmja zgjidhje është Amerika”, tha ndërkaq Fadil Sahiti.
Ende nuk dihet se kur mund të vazhdojnë bisedimet të cilat filluan 11 vjet më parë me synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë që llogaritë në përkrahjen ruse në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës të cilën e njohin Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve perëndimore./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos