UEFA pritet të njoftojë nesër (e premte) zhvendosjen e lokacionit të finales së Ligës së Kampionëve nga St Petersburgut pas sulmit që Rusia i ka bërë Ukrainës – njofton Sky Sports News.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të komiteti ekzekutiv për ditën e premte.
Kjo është njoftuar nga mediat fillimisht, por më vonë edhe nga vet faqja zyrtare e UEFA-s.
“Pas evoluimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i UEFA-s ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv për në orën 10:00 të premten e 25 shkurtit, për të vlerësuar situatën dhe për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme”.
Further communication will be made after the meeting of the UEFA Executive Committee.
— UEFA (@UEFA) February 24, 2022
“Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena” më 28 maj. /Telegrafi/