Mbi 110 milionë euro është shuma e fondit të 20 përqindëshit që deri më tani Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e ka shpërndarë për rreth 46 mijë ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.
Kjo shumë është grumbulluar nga privatizimi i rreth 1300 ndërmarrjeve shoqërore, që nga viti 2004, me një vlerë prej mbi 660 milionë eurosh.
Nga kjo shumë, sipas një udhëzimi të UNMIKU-ut, 20 përqindëshi u takon punëtorëve pas shitjeve të ndërmarrjeve ku ata kanë punuar
Udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sindikata këto ku AKP-ja i bart mjetet për shpërndarje, thonë se procesi është duke vazhduar, por vonesat eventuale ndodhin për shkak të disa ankesave të ish-punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, thotë se aktualisht në sindikatë nuk ka ndonjë listë të punëtorëve, por ekzistojnë lista të identifikuara. Megjithatë, ai shprehet se një problem paraqitet te disa ndërmarrje, të cilat nuk i kanë përfunduar listat e përfituesve, pasi nuk kanë menaxhment dhe sindikatë.
“Në mungesë të menaxhmentit këto procedura tashmë i ka filluar BSPK-ja. Dhe, nga 14 lista të identifikuara, 5 i kemi përgatitur dhe do t’i dërgojmë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,në mënyrë që të fillohen procedurat për shpërndarjen e mjeteve të 20 përqindëshit. Pra, për këto ndërmarrje që nuk kanë menaxhment dhe as sindikatë”, thotë Arifi.
Mospërfundimin e procesit të shpërndarjes së fondit të 20 përqindëshit e quan skandal të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ali Shabanaj, ish-kryetar në BSPK. Sipas tij, veprimi i AKP-së për këtë proces, është i pajustifikueshëm.
“Kjo çështje i ka lënë shumë familje pa mjete, shumë njerëz [i ka lënë] të shëtiten rrugëve dhe kjo është pasojë e riparueshme, pasi me këto mjete ndoshta kanë mundur të fillojnë ndonjë angazhim të tyre në aspektin ekonomik për të mbijetuar. Unë konsideroj se ky proces, jo që është i vonuar por, i stërvonuar, pasi po bëhen gati dy dekada qysh kur ka filluar privatizimi dhe ende nuk janë shpërndarë ato mjete. Kjo, sipas meje, është skandaloze”, thotë Shabanaj për Radion Evropa e Lirë.
Por, Haxhi Arifi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thotë se vonesat e shpërndarjes së fondit të 20 përqindëshit ndodhin vetëm për shkak të ankesave të punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
“Atje është problem, sepse ka ankesa, pasi është e drejtë e secilit punëtor, e që është instanca më e lartë. Dhe, nëse atje, vetëm një person ankohet për të drejtën e vet, ajo listë pastaj pushon aty derisa të shqyrtohet kërkesa e atij punëtori dhe aty ka neglizhencë pasi ka me mijëra lëndë të pashqyrtuara”, sqaron Arifi.
Pritjen për shpagimin e mjeteve materiale për të gjithë punëtorët e një ndërmarrjeje, për shqyrtimin e një kërkese, Ali Shabanaj e konsideron të padrejtë dhe politike.
“Problemin e ka shtruar në planin politik, pasi ka persona që mund të ankohen. Por, AKP-ja ka mundur që një pjesë të mjeteve të vogla që parashihen për ata njerëz t’i ndajë, kurse pjesën tjetër ta ndajë për personat tjerë. Pra, kjo pritje është e pajustifikueshme absolutisht”, thekson Shabanaj.
Sipas rregullores për këtë çështje, ankesa duhet të dorëzohet në Dhomën e Posaçme brenda 20 ditëve pas shpalljes përfundimtare në media nga Agjencia,të listës së të punësuarve me të drejta legjitime. Dhoma e Posaçme shqyrton çfarëdo ankese dhe merr vendim për këto ankesa brenda 40 ditëve pas dorëzimit të tyre.
Ndryshe, në fillim të këtij muaji, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë mbi 900 mijë euro për rreth 3000 punëtorë të 14 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara.
Kurse, AKP-ja është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 për qindëshit për punëtorë të kualifikuar edhe për ndërmarrje tjera. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë