Pavarësisht nëse Donald Trump tani e quan Gjermaninë „të ligë” apo „të keqe”: Tani është rasti për t’ia kthyer fyerjen: Megjithë respektin, zoti president, ju jeni një idiot. Në këtë përzierje absurde me akuza dhe dashakeqësi, me të cilat Trump sulmoi eksportet gjermane dhe industrinë e automobilave, fyes është mbi të gjitha budallallëku. Do Trumpi vërtetë të nisë një luftë tregtare me Bashkimin Evropian? Epo pra jepi zoti president. Më së voni kur t’u vijë radha gjobave doganore evropiane për produktet e një firme të madhe kompjuterësh të SHBA-ve, merr fund menjëherë marrëzia.
Për Angela Merkelin dhe kolegët e saj takimi në Taormina ishte një provë e durimit. Si pjesëmarrësja, e cila ka kohën më të gjatë në post, i ra për detyrë kancelares, që t’i verë frerin demit Trump, ndërsa ai rapëllinte në dyqanin e porcelaneve të politikës ndërkombëtare. Ajo e bëri me durimin e pafund të një mësueseje filloreje, që i përulet një fëmije trazovaç dhe të paaftë për të mësuar. Presidenti i SHBA-së p.sh. nuk do të pranojë, që ndryshimi i klimës është një kërcënim serioz dhe që marrëveshja e Parisit një domosdoshmëri.
Gjashtë vendet e tjera të grupit të shteteve i sqaruan në detaje Trumpit. Më pas këshilltari i tij lëvdoi duke thënë se presidenti ka mësuar shumë. Është turp që samiti i vendeve më të rëndësishme të industrializuara të konsiderohet si një kurs patronazhi për një manjat imobilesh që nuk e ka idenë dhe nuk ka aspak interes. Por ky rast është vetëm një ndër shumë të tjerë, nëse vëren sjelljen e Trumpit me partnerët e tij ndërkombëtarë. Për fat të keq ai është krahas kësaj edhe presidenti i SHBA-së dhe për këtë arsye duhet që të ruash nervat.
Një fjalë e urtë popullore thotë, që budallallëku fiton. E kjo duket se po del e vërtetë, nisur nga turi me harbutllëk, egocentrizëm dhe me agresivitet i Trumpit në Evropë si një Bully-in-Chief. Ky njeri është një sfidë për të rriturit rreth tij. Por ato ia dolën dhe klubi G7 tani për tani deri në takimin e radhës u shpëtua.
Diplomatët e dinë, se sa të rëndësishme janë të tilla „formate”, takime ritual dhe të rregullta, në atmosfera shkëlqimi dhe me imazhe të bukura. Takimet janë një show-biz politik dhe megjithatë ato u imponojnë kryeministrave edhe disiplinë. Gjithmonë nga e para anëtarëve u duhet të theksojnë të përbashkëtat e grupit ose në fund të vendosin, që të largohen prej tij. Nisur nga një pasojë e tillë është trembur madje edhe presidenti kokëfortë i SHBA-së. Ndokush duhet t’i ketë shfrytëzuar momentet e shkurtëra të vëmendjes së Trumpit dhe duhet t‘ia ketë bërë të qartë atij, se “Amerika first” mund të ҁojë në izolimin e „Amerika alone”. Dhe se do të ishte e nxituar ta shpërbëje këtë aleancë të shteteve perëndimore prej humorit të keq dhe mos interesimit.
Është shkruar mjaft për tiparet sociopatike të karakterit të Trumpit, mungesën e intelektit, të edukatës, dijes, e sjelljes apo dhe gjithҁkaje tjetër që përbën njeriun. Paraqitjet e tij në BE në Bruksel, në NATO dhe në samitin e G7 vetëm sa kanë konfirmuar, atë që ne e dinimin prej kohësh për këtë njeri. Presidenti i SHBA-së ngatërron migracionin me terrorizmin, e konsideron mbrojtjen e klimës si një komplot, e dëmton aleancën mbrojtëse NATO dhe nënҁmon kryeministrat e vendeve të tjera. Ai u bë pengesë që takimi të mund të arrinte rezultate thelbësore e madje edhe përparime. Të krijohet përshtypja, sikur dikush argëtohet, duke i tërhequr prej hunde partnerët e G7.
Në SHBA thuhet me një vrazhdësi të bukur: më mirë kundërshtarin mbaje në ҁadër që të urinojë jashtë, se sa ta lesh jashtë dhe të tendosë që andej folenë. Lajmi i keq është, që Donald Trump urinon edhe brenda çadrës. Kjo ka erë të keqe, por ne duhet ta durojmë atë. Për aq kohë, derisa zgjedhësit apo sistemi politik në SHBA të na shpëtojë prej këtij presidenti. Ne po presim kohë më të mira dhe deri atëherë po përpiqemi, të qëndrojmë sa më mirë të jetë e mundur të bashkuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë