E plotësuar: Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Prishtinë nga ana e KQZ.

Shpend Ahemti i Vetëvendosjes do të qeverisë edhe për katër vite me Prishtinën.


Ahmeti ka marrë gjithsejtë 50.15% vota duke lënë mbrapa Arban Abrashin e LDK-së më 49.85% vota. /Telegrafi/

23756089 10213904504142630 1218929464 n

,.................
Garë e ngushtë në Prishtinë: Në 97 për qind të votave të numëruara, VV prin me 138 vota (Foto) E plotësuar: Sipas 97.03 për qind të votave të numëruara, në Komunën e Prishtinës, nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), VV po udhëheq më një rezultat tepër të ngushtë.

Kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, ka vetëm 138 vota më shumë përballë kundërkandidatit të tij, Arban Abrashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Derisa Ahmeti ka 40 mijë e 336 vota, Abrashi ka marrë 40 mijë e 198 vota. /Telegrafi/

PR

-----------------------

E plotësuar: Në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së janë shfaqur rezultatet pas numërimit të rreth 78.39 për qind të votave në Prishtinë. Me këto rezultate prin Arban Abrashi i LDK-së.

chart 1

-----------------------------------------

Në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së janë shfaqur rezultatet pas numërimit të rreth 67 për qind të votave në Prishtinë.

Sipas rezultateve aktuale, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka 50.5 për qind dhe Arban Abrashit i LDK-së. Me 49,5 për qind.

Në përqindje, Ahmeti ka 50.07 për qind, ndërsa Abrashi ka 49.93 për qind.

chart