LAJMI I FUNDIT:

Në pikën Merdare po punohet, luten bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

Në pikën Merdare po punohet, luten bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës njofton se të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet në Republikën e Kosovës, se në pikëkalimin kufitar Merdare me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare.

Aty sqarohet se ndërtimi i kësaj pike është donacion i BE-së dhe se i njëjti, sipas Policisë së Kosovës, pritet të rregullohet sipas standardeve evropiane me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

“Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjerakufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar. Departamenti i Policisë Kufitare gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata. Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna  do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori