Në përvjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatrave Ponoshec dhe Popoc

Sot në Gjakovë u përkujtuan me nderim të lartë dëshmorët e fshatrave Ponoshec dhe Popoc, të cilët ranë heroikisht në luftën për çlirim dhe pavarësi.
Përfaqësues të institucioneve lokale, me në krye kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar sakrificën sublime të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Në këtë përvjetor përkujtimor, u theksua se gjaku i derdhur për liri është themel i fortë i shtetit të Kosovës.
Gjatë homazheve dhe nderimit të këtyre dëshmorëve, kryetari Gjinin ndër të tjera theksoi se sakrifica e tyre është udhërrëfyes për brezat që vijnë dhe një kujtesë e gjallë për sakrificën e popullit tonë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































