Ramadan Krasniqi - Dani vazhdon të jetë një nga zërat më të dashur e më të pëlqyer të estradës.

Ai numëron vite të shumta në skenë e estradë dhe deri më tani ka sjell hite të shumta.


I njëjti herë pas herë ndan postime të ndryshme edhe në rrjete sociale, aty ku ndiqet nga miqtë e fansat.

Këngëtari i mirënjohur së fundmi ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë në atë që do të ishte 57 vjetori i saj i lindjes.

“Sot do t’i mbushje 57 vjet. Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bërë për mua dhe fëmijët”, kanë qenë fjalët e artistit pejan.

175544875 133873938747565 5929169240375602226 n Foto: Screenshot/Facebook

Dani theksojmë se e ka humbur bashkëshorten në një moshë mjaft të re nga sëmundja e kancerit.

Bashkë gjithashtu kanë tri vajza dhe një djalë. /Telegrafi/

Screenshot 7 16 Foto: Screenshot/YouTube