Nën intonimin e dy himneve, atë të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dielën në Pejë, u bë inaugurimi i memorialit “Kujtim dhe Miqësi” – në nderim të viktimave të 11 shtatorit nga sulmet terroriste në SHBA.
Nga sot, një pjesë e asaj historie është në qytetin e Pejës, simbolikë kjo e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në inaugurimin e memorialit morën pjesë zyrtarë nga Ambasada Amerikane, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Klubi i Rotarianëve nga Shqipëria e Kosova.
Presidenti i Rotary Club Peja, Arbër Asllani, para fjalës së tij kërkoi një minutë heshtje nga të pranishmit në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.
Asllani tha se është përmbushur një premtim “Për të mos harruar kurrë dhe ta kuptojmë se si të gjithë ne jemi të lidhur me njëri tjetrin nën një qiell”.

Tutje theksoi se mjafton vetëm të përmendet 11 shtatori dhe njerëzit menjëherë kthehen në ngjarjet e ndodhura para 21 viteve.
“Shumë gjëra kanë ndodhur edhe në jetët personale por edhe në boten që na rrethon, dhe 11 shtatori ende duket si diçka që ka ndodhur dje. Mjafton vetëm ta përmendim datën 11 Shtator dhe njerëzit menjëherë kthehen në ngjarjet e ndodhura para 21 viteve. Historia gjithmonë do të ndahet në botën e para sulmeve të 11 Shtatorit dhe atyre pas sulmit. Kanë kaluar dy dekada që nga sulmi i 11 Shtatorit 2001, shumë gjenerata kanë lindur dhe janë rritur, 11 Shtatori më nuk është vetëm një përvojë e jetuar, por një mësim/histori i/e mësuar”, tha Asllani.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në fjalën e tij tha se ky është një hap i rëndësishëm, jo vetëm që Kosova ta ketë një memorial këtu, por edhe një pjesë nga Kullat Binjake.
“Ky është një hap i rëndësishëm, jo vetëm ta kemi këtë memorial këtu, por edhe ta kemi një pjesë të saj gjithashtu brenda Kosovës, sepse ka të bëjë me ndarjen e vlerës, bashkëpunimit…Ato ditë tregojnë se ne duhet që të qëndrojmë më shumë së bashku për shkak të ndarjes së vlerave demokratike për të cilat mendojmë bashkë këtu në Kosovë dhe gjithashtu tregojnë se duhet t’i mbajmë ‘gjallë’ këto memoriale, të sigurohemi se kjo nuk do të ndodhe më, dhe duhet të qëndrojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që vijnë pas nesh”, ka thënë Mehaj.
Edhe përfaqësuesi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Atashe i Mbrojtjes, major Derek Mosley u shpreh se 21 vjet më parë, afro 3,000 qytetarë humbën jetët e tyre në sulmet e tmerrshme që ndodhen në New York City, Virginia dhe Pensilvania.
Ai tregoi momentin kur ka dëgjuar për sulmin e Kullave Binjake.
“Mund të them se isha në New York atë ditë dhe besoj se shumë prej jush e njihni dikë që atë ditë ishte atje. Isha një lejtnant i ri, që mund të them se përfundova diçka që mund të ishte rutinë e madhe ushtarake në Luiziana. Isha duke i parë lajmet gjatë mëngjesit, dhe e pash goditjen e aeroplanit të dytë në Qendrën Tregtare Botërore, dhe nga horrori i asaj ngjarjeje, ushtrimet u ndërprenë, e theksuar nga arritja e presidentit George W.Bush me aeroplanin e Air Force 1 në bazën tonë ku iu adresua të gjithë kombit për herë të parë që prej se filluan sulmet…”, tha ai.
Ndërkaq, Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se memoriali i 11 Shtatorit është një shenjë respekti për miqtë amerikan, e cila sipas tij do t’i shërbejë qytetit të Pejës që ta kujtojnë çdo herë këtë ngjarje tragjike.
“Është kjo një shenjë e vogël respekti e mirënjohje e Pejës dhe ratorianëve të Pejës, për miqtë tonë të mëdhenj për SHBA-të dhe një kujtim që do i shërbejë qytetarëve të Pejës që e kujtojnë çdo herë 11 Shtatorin si një ngjarje tragjike në të cilën humbën jetën 3,000 qytetarë të SHBA-së, por njëkohësisht qytetarë të krejt botës”, ka thënë Muhaxheri.

Donatori i memorialit të 11 Shtatorit, “Kujtim dhe Miqësi”, Ibrahim Selimaj, i cili është dhe pronar i Kompanisë, “Elsa Group” tha se më këtë ngjarje e lidh një histori e tij familjare.
Selimaj shtoi se ditën e 11 Shtatorit të vitit 2001, djali i tij, Isa ka qenë pikërisht jo më larg se një kilometër nga Kullat Binjake.
Ai tregoi se pas tragjedisë, dy ditë nuk ka pasur asnjë informacion për djalin e tij.
“Para 21 vitesh bota përjetoi një nga tragjeditë më të mëdha që ka njohur njerëzimi. Në atë ditë fatkeqe humbën jetën 3,000 njerëz të pafajshëm të mbarë globit, posaçërisht të miqve tonë të SHBA-së. Pikërisht në këtë ditë kam dhe një emocion, e kisha dhe djalin tim Isën, e kisha një kilometër, afër Kullave Binjake, e dy ditë nuk dinim se ku gjendet. Por ky sulm terroristë që tentoi të përkul flamurin amerikan dhe të godas zemrat e lirisë, jo vetëm që nuk arriti të bënte një gjë të tillë, por e bëri krejt të kundërtën, bashko dhe fuqizoi të gjithë zemrat e lirisë dhe demokracisë. Në emrin tim dhe të familjes time, shprehi solidaritetin me kombin dhe miqtë amerikan. Rrugëtimi im jetësor ka qenë thellë i frymëzuar nga vlerat amerikane, këto vlera janë të përpjekura dhe të trasuara në familjen time me të cilën sot e kemi nderin jetësor të dhurojmë këtë memorial në përkujtim të viktimave ”, ka thënë Selmanaj.
Ndryshe, departamenti i zjarrfikësve të New York-ut i ka dhënë donacion Rotary Club Peja një pjesë metalike nga Kullat Binjake, e cila është bërë pjesë e ndërtimit të memorialit “11 Shtatori”, në Pejë, si simbolikë e kujtimit dhe miqësisë.
Ndërkaq, të shtunën me një ceremoni të veçantë, pjesa metalike nga Kullat Binjake u bart sipas praktikave të SHBA-së, për në Pejë.
Transporti i pjesës metalike u dërgua të shtunën me përcjellje madhështore të policisë, ushtrisë, zjarrfikësve dhe motoristëve në kompaninë “Elsa Group”.
Ideja e ndërtimit të një memoriali në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në New York, ka ardhur nga rotariani, njëherësh afaristi, Nehat Devolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa