Rreziku nga Covid-19 nuk ka kaluar ende. Në Kosovë, sikurse edhe në vendet tjera numri i rasteve sa vjen e po shtohet.
Kryeqyteti po prinë me numrin e të infektuarve duke shënuar çdo ditë, por krahas Prishtinës, edhe komunat e tjera po ballafaqohen me valën e të të infektuarve.
Vetëm në Obiliq deri më tash kanë vdekur 14 persona nga Covid-19.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Obiliq, Vlora Mjekiqi-Kabashi, thotë për KosovaPress, se si komunë kanë menaxhuar situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u munduar që çdo moment situata të jetë nën kontroll.
“Që nga fillimi i pandemisë, komuna e Obiliqit ka menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme falë akterëve të shumtë, duke filluar nga kryetari i komunës, Xhafer Gashi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Shtabit Emergjent komunal, falë punëtorëve shëndetësor, të cilët janë të palodhshëm në punën e tyre, falë bashkëpunimit të mirë që kemi me banorët e komunës së Obiliqit”, thotë ajo.
Ajo bënë të ditur se deri më tash në këtë komunë ka më shumë të shëruar sesa të infektuar.
“Komuna e Obiliqit për momentin i ka… 197 të shëruar. Për fat të keq i kemi 14 të vdekur”, thotë ajo.
Ajo tregon për masat e ndërmarra deri më tash si komunë.
“Që nga fillimi komuna e Obiliqit ka siguruar mjete mbrojtëse për Covid-19, për personelin shëndetësor, por njëherësh kemi furnizuar një pjesë të popullatës me maska dhe dezinfektues. Në të gjitha shkollat për nxënësit kemi siguruar maska dhe dezinfektues dhe në 4 faza është bërë dezinfektimi i rregullt i të gjitha institucioneve komunale”, shprehet ajo.
Mjekiqi-Kabashi tregon se shkolla “Hasan Prishtina” në Milloshevë është mbyllur pasi kishte pasur të infektuar.
“Për momentin shkolla e Milloshevës ka filluar me mësim online, ku 4 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv dhe tash kanë filluar me planin ‘C’, pra me mësim online. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, stabile, janë jashtë rrezikut për jetë”, thotë ajo.
E me menaxhimin e pandemisë në këtë komunë, ajo thotë se kanë arritur të evitojnë problemet.
“Për momentin komuna e Obiliqit nuk ka ndonjë problem karshi Covid-19 për shkak se e kemi objektin e ndarë ku i trajtojmë pacientët me Covid-19 dhe pacientët e dyshuar me Covid-19. Pra, i kemi 2 dhoma të ndara për ata të cilët kanë rezultuar pozitiv dhe për ata të cilët dyshojmë se janë të infektuar. Të gjitha shërbimet i kryejnë aty dhe rasteve të tjera ku kemi 4 ekipe shëndetësore në teren që ofrojnë ndihmë shëndetësore për të rezultuarit pozitiv. Përveç kësaj, familjet në nevojë, të rezultuara pozitiv, në vazhdimësi i furnizojmë me pako ushqimore”, thekson ajo.
Krejt në fund, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Obiliq shpreh mirënjohje për banorët e kësaj komune, për të cilët thotë se janë duke i zbatuar të gjitha rekomandimet e dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe janë duke respektuar të gjitha masat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë