Në organizim të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Asociacionit të Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA), në Nju Jork të shteteve të bashkuara të Amerikës, janë promovuar verërat, djathërat, uji dhe çokollatat e prodhuara në Kosovë.
Në pritjen e fundvitit në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë që Kosova të njihet si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova dhe SHBA respektojnë njëra tjetrën, besojnë në njërën tjetrën dhe kanë të njëjtat vlera demokratike, duke shtuar se kjo lloj lidhje nuk mund të ndërpritet. Duke folur për sfidat që të gjitha shtetet i kanë në momente të caktuara, ajo përmendi edhe faktin që Kosova ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë stuhisë së fundit që goditi Teksasin.
Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Tetuta Sahatqija tha se festat e fundvitit janë mundësi e mirë për të promovuar para miqve të Kosovës, verërat e Kosovës dhe produktet e tjera. Ajo falënderoi për praninë e saj, posaçërisht Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nikki Haley, për të cilën tha se është mbështetëse e madhe e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të Amerikës. Ajo po ashtu falënderoi edhe Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën dhe sjelljen e produkteve kosovare në SHBA, derisa përmendi edhe faktin që vera e prodhuar në Kosovë është vera e parë e cila është sjellë ndonjëherë në tryezat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe atë nga ana e ambasadorit të Japonisë.
Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka tha se Kosova përveç që prodhon verë të mirë e që duhet promovuar më shumë, tashmë ka krijuar edhe një mjedis të mirë për të bërë biznes, duke u bërë më atraktive për investitorët e huaj. E kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, ku Kosova është ranguar në vendin e 40-të nga 190 shtete të botës.
Në këtë pritje të organizuar në Nju Jork, janë promovuar 36 lloje të ndryshme të verërave nga gjashtë prodhues të verërave kosovare StoneCastle, Bodruimi i Vjetër, AgroKosova, Eko, Kosova Wine dhe Sefa Wine, djathërat e prodhuesve Rugove, Sharri dhe Magic Ice, uji i prodhuesit Rugove, si dhe çokollatat Amël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker