Në një test të ri, Facebook u lejon përdoruesve të kenë deri në pesë llogari

Rrjeti social Facebook do t’u mundësojë përdoruesve individualë të kenë deri në pesë profile, dhe kjo është pjesë e një testi që kompania Meta synon të kryejë me qëllim që të prezantojë mënyra të reja për të inkurajuar përdoruesit të qëndrojnë në platformë në një kohë kur rivalët po bëhen gjithnjë e më konkurruese.
Si pjesë e testit, disa përdorues të Facebook do të jenë në gjendje të krijojnë deri në pesë profile shtesë që do të lidhen me profilin origjinal, raporton reuters.
Ideja është që të përdoren llogari shtesë për qëllime të ndryshme, një për miqtë, një tjetër për bashkëpunëtorët dhe pjesa tjetër për ndërveprim me grupe dhe influencues. Përdoruesit do të kenë ende një llogari kryesore, por do të mund të ndryshojnë profilet me vetëm disa klikime.
Profilet do të mbulohen nga rregullat e Facebook dhe thyerja e rregullave në një profil do të ndikojë në të gjitha llogaritë, tha zëdhënësi Leonard Lam.
“Për t’i ndihmuar njerëzit të përmirësojnë përvojën e tyre bazuar në interesat dhe marrëdhëniet, ne po testojmë një mënyrë të re për të pasur profile të shumta të lidhura me një llogari të vetme në Facebook. Të gjithë që përdorin Facebook do të duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat”, shtoi ai.
Përdoruesve që krijojnë profile shtesë nuk do t’u kërkohet të përdorin identitetin e vërtetë për emrin e shfaqur për sa kohë që alternativa nuk shkel rregullat dhe nuk përmban numra ose karaktere speciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Një epokë e re, OpenAl paralajmëron ndryshime të mëdha në fuqinë kompjuterike

Moment historik për Apple – gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë