Bashkimi Evropian, e ka tepruar me qëllimin e tij për të qenë një force diktuese në Evropë. Ai është i paaftë të adresojë sfidën historike me të cilën ballafaqohet Perëndimi:konkurrencën gjeopolitike në rritje nga ana e fuqive revizioniste. BE, dështoi të rrezatonte siguri në kufijtë e saj në lindje dhe në jug.
Dhe Brukseli, është provuar të jetë shumë i dobët, për të mbajtur nën kontroll politikat e njëanshme të anëtares më të madhe të unionit, Gjermanisë. Shkurt, BE nuk mund të konkurrojë, nuk mund të sigurojë kufijtë e saj, dhe s’mund të ruajë dot balancën e Evropës.
Ndërsa SHBA-ja ka zgjuar më në fund nevojën për të konkurruar me fuqitë e mëdha rivale, si Kina dhe Rusia, BE është e mbërthyer në një ngatërresë post-moderne. Në atë botëkuptim, kërcënimet kryesore nuk janë mbi mirëqenien e një shteti, por mbi atë që shihet si një qëllim i lartë i politikës ndërkombëtare: multilateralizmi.
Sikurse e theksoi Federika Mogerini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, në një fjalim të shtatorit 2018 “përparësia e punës sonë, do të jetë forcimi i një rrjeti global të partneriteteve për multilateralizmin”. Multilateralizmi, është një synim i politikës së jashtme, dhe jo thjeshte një mjet.
Ky konfuzion i qëllimeve dhe mjeteve, është ndoshta i kuptueshëm. Anëtarët e BE-së, bien rrallë dakord mbi politikën e jashtme, duke iu lënë pak gjëra në dorë politikanëve ambiciozë të unionit, përveçse të nxisin procesin. Multilateralizmi, bëhet kështu objektivi që kundërshtohet nga pak njerëz, pasi në pamje të parë nuk duket se është i dëmshëm.
E çfarë e keqe mund të vijë nga një numër takimesh në Gjenevë apo Paris, midis partnerëve globalë që punojnë për të forcuar multilateralizmin? Në realitet, kur promovohet me një entuziazëm të pandalshëm, si në rastin e Mogerinit, që e ka bërë këtë gjatë viteve të fundit, një politikë e jashtme që e vendos multilateralizmin si një qëllim dhe jo si një mjet, rezulton në një botë të rrezikshme të shkëputur nga realiteti.
Çdo marrëveshje është e mirë thjesht sepse është një marrëveshje shumëpalëshe, dhe çdo kundërshtim ndaj një marrëveshjeje të tillë përshëndetet si mëkati përfundimtar. Prandaj, JCPOA (Marrëveshja e Iranit) ose Marrëveshjet e Parisit mbi klimën duhet të mbrohen me çdo kusht, edhe nëse fuqitë rivale si Irani apo Kina, përfitojnë në mënyrë disproporcionale prej saj.
Tërheqja e SHBA-së nga të dyja marrëveshjet, u perceptua nga elitat e BE-së si një kërcënim më i madh se ekonomia grabitqare kineze, apo ekspansioni ushtarak i Iranit në Lindjen e Mesme, sepse ai minoi multilateralizmin. Pamundësia për të menduar në terma gjeopolitikë konkurrues, ka dobësuar gjithashtu kufijtë e BE.
Kjo është veçanërisht dhe tragjikisht e dukshme në Ukrainë, ku BE-ja dëshmoi se nuk ishte e gatshme dhe e paaftë për të luftuar për ekspansionin e saj. Bashkimi Evropian, mund të premtojë zgjerimin e kufijve të tij, duke ngjallur shpresat e ukrainasve të etur për të hedhur në rrugë udhëheqësit e tyre të korruptuar, por nuk mund të pranojë se duhej të rivalizojë për këtë gjë.
Qasja perëndimore, ishte se përfitimet e një tregu të integruar, të një zone pa kufij, të sovranitetit të zbehur dhe të rregullave transnacionale, ishin të qarta, dhe po aq tërheqëse për të gjithë. Gjithçka që duhej të bënte unioni, ishte të siguronte që rregullat të ndiqeshin nga kombet aspirante, dhe madje edhe kundërshtarët më të pabindur brenda dhe jashtë Ukrainës (duke përfshirë edhe ata në Moskë), do të kuptonin herët a vonë kotësinë e kundërshtimit të tyre.
Rezultati ishte tragjik. Në vitin 2014 Rusia dërgoi “disa burra të veshur në të gjelbër” dhe artileri; BE-ja narrativën e saj progresive të Historisë. Dhe deri tani, Fuko po humbet ndaj Kutuzovit. Teksa kërcënimi iranian rritet, dhe një “hark” vendesh të destabilizuara nga Afrika e Veriut në Lindjen e Mesme, po vazhdon të jetë në flakë, Evropa po zbulon se ka ndërkohë kufij të paqëndrueshëm në jug.
Por përtej thirrjes për më shumë multilateralizëm, BE-ja nuk u ofron shumë ndihmë anëtareve të saj më të prekura në pellgun e Mesdheut. Anëtarët e veçanta të BE-së, veçanërisht Franca dhe Italia, janë lënë të lira të ndjekin politikat e tyre, shpesh kontradiktore dhe polemizuese, në Afrikën e Veriut, duke synuar të zbusin problemet e sigurisë që rrjedhin prej andej.
Së fundmi, Brukseli i ka shërbyer gjithashtu qëllimin të çlirimit të Evropës nga hallkat historike të balancave të saj të brendshme të pushtetit. Natyrisht, shtetet e saj anëtare nuk do të jenë kurrë të barabarta në fuqi, por pretendohet se mekanizmat institucionalë të BE-së, do të kapërcejnë pabarazitë e pushtetit.
Në terma më të zymtë, premtimi i BE-së ishte se Gjermania nuk do të dominonte Europën; ajo do të evropianizohej, dhe se s’do të kishim një prusianizim të Evropës. BE ka pasur edhe suksese, por vetëm në një nivel. Berlini nuk është kryeqyteti i Evropës, dhe në fakt Evropa nuk ka një kryeqytet.
Por fuqia gjermane nuk është e kontrollueshme nga BE dhe pas Brexit, do të jetë akoma më pak. Kriza financiare e vitit 2008, u tregoi shteteve të Europës jugore të zhytura në borxhe, që fuqia gjermane është vendimtare, dhe se kundërshtimi i saj mbi çështjet financiare është i kotë.
Edhe më shqetësues, Berlini nuk ka asnjë dyshim të ndjekë politika që dëmtojnë sigurinë e anëtarëve të tjerë të BE-së. Vlen të kujtohen në veçanti dy politika. Në vitin 2015, kancelarja Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra refugjatë, transmeton Bota.al.
Ndërsa ajo fitoi një admirim të gjerë ndërkombëtar nga këngëtari Bono Voks dhe OKB-ja, elektorati i saj filloi të kishte dyshime serioze. Dhe vendet e tjera evropiane, në ballë të krizës së emigracionit, nuk u kënaqën me vendimin e njëanshme gjerman, që i preku ata menjëherë, dhe mbi të cilat ata nuk kishin të drejtën e fjalës.
Vendimi i dytë, ishte të arrihej një marrëveshje e dyshimtë me Rusinë, për të ndërtuar një gazsjellës të dytë (Nord Stream 2), që nuk ka asnjë vlerë ekonomike, por pasoja të mëdha gjeopolitike:duke mos pasur nevojë të kalojë nga Ukraina dhe Evropa Qendrore, gazi rus mund t’i dorëzohet direkt industrive gjermane, ndërsa Moska mund të kërcënojë të ndërpresë furnizimet ndaj shteteve që konsiderohen nga ajo, se janë pjesë e sferës së saj të ndikimit.
Ky vendim i Gjermanisë, merr në konsideratë aspiratat imperialiste ruse drejt Ukrainës, si dhe drejt vendeve anëtare të BE në Evropën Qendrore. Berlini mund të flasë shumë për BE-në, por e përdor fuqinë e saj ashtu siç dëshiron, me përbuzjen e hapur të anëtarëve të tjerë të BE-së.
Realiteti i hidhur, është se Bashkimi Evropian ishte një projekt, që mund të kishte pasur një shans në një mjedis të mirë gjeopolitik.
Por në një botë konkurruese, me kompetenca antagoniste të jashtme, dhe rritje të pabarazive të brendshme, BE-ja është duke dështuar. Shtetet evropiane duhet të kuptojnë vetë dhe përmes aleancave (sidomos me Shtetet e Bashkuara) se si t’i mbajnë jashtë rivalët, dhe Gjermaninë më bashkëpunuese. Bashkimi Evropian, nuk do t’ia dalë dot pa ta.
Shënim: Jakub Grygiel, është profesor i asociuar në Universitetin Katolik të Amerikës, dhe bashkëpunëtor në Institutin për Ekologjinë Humane.
Nga Jakub Grygiel “American Interest”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hapen qendrat e votimit në atë që pritet të jetë raundi i parë në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Toka është anuar pothuajse një metër – shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka ‘vija të kuqe’ në mbështetjen e Ukrainës
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj