LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të kuorumit nuk kalon Kodi Civil i Kosovës

Në mungesë të kuorumit nuk kalon Kodi Civil i Kosovës

Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, në mungesë të kuorumit nuk ka kaluar në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Më 28 vota për, dy kundër dhe dy abstenime nuk ka kaluar Projekt Kodi Civil.

Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është paraqitur për shqyrtim dhe miratim në lexim të parë Projekt Kodi Civil i Kosovës, rezultat i punës së gjatë i Ministrisë së Drejtësisë e mbështetur edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë “Mbështetje Kodit Civil-Faza 2”.


Ministri i Drejtësisë̈ nga radhët e AAK-së, Selim Selimi në ekspozenë̈ e tij para deputetëve, ka thënë̈ se përmes këtij Projekt Kodi synohet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile, si ligjit të marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë̈ dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë̈.

Ndërkaq, reagime të shumta ka pasur edhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pasi Projekti Kodi Civil i Republikës së Kosovës, parasheh edhe martesat mes gjinisë së njëjtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori