Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, me të cilët ka biseduar për hapat konkret që mundësojnë themelimin e Gjykatës Komerciale.
Tahiri ka bërë të ditur se për më shumë se 15 muaj ka mbajtur konsultime të ngushta me komunitetin e biznesit, partnerët zhvillimor dhe mekanizmat ndër institucional, dhe tashmë janë duke u ndërmarrë hapat konkret në materializimin e këtij projekti.
Ai vlerësoi se procedurat e stërzgjatura, mungesa e gjyqtarëve të specializuar dhe mungesa e një adrese të vetme për zgjidhjen e kontesteve ka ulur besimin e bizneseve dhe investitorëve të huaj në drejtësi dhe se këto probleme duhet të marrin një përgjigje adekuate.
“Bizneset janë bartëse të zhvillimit, punë zënies dhe rritjes së potencialit socio-ekonomik të shoqërisë tonë. Rrjedhimisht, ato duhet të kenë vëmendjen që e meritojnë edhe nga këndvështrimi i drejtësisë. Kam filluar përgatitjet intensive për të nisur themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do jetë adresë unike e drejtësisë që përfshinë biznesin. Nga shtatori i këtij viti, do të procedojmë me bazën ligjore që i vë themelin kësaj Gjykatë si dhe që i siguron fizionominë, profesionalizimin dhe përmasat e nevojshme që i nevojiten drejtësisë komerciale”, ka thënë Tahiri.
Projekti i Gjykatës Komerciale është duke u zhvilluar mbi bazën e të gjeturave dhe rekomandimeve të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reformë gjithëpërfshirëse e udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë.
Akterët e përfshirë në Rishikimin Funksional, gjyqësori, shoqëria civile, odat ekonomike dhe bizneset, përkrahin themelimin e një gjykate komerciale që përfshinë në një ombrellë kompetencat e Departamentit Ekonomik si dhe të Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!