Në muajin mars do të publikohen rezultatet nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut. Enti i Statistikave është duke kryqëzuar të dhënat nga regjistrimi me gjendjen faktike në institucionet tjera. Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se si fillim ideja ishte që të publikohet vetëm numri i popullsisë, por dispozitat ligjore parashikojnë që rezultate të publikohen të plota.
“Po punojmë edhe me institucionet tjera në përditësimin e të dhënave që kemi. Shpresoj se deri në afatin e paraparë me ligj pra në fund të marsit do të mbaron i gjithë procesi. Unë shpresoj se nuk do të shkon deri në fund të marsit dhe do t’i shpallim më shpejtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për të dhëna të popullsisë, por edhe banesat dhe ekonomitë familjare. Ideja fillestare ishte që t’i japim vetëm të dhënat për popullsinë, mirëpo ligji parashikon që të dhënat të shpallen të tërësishme”- deklaroi Ilmi Selami, Zëvendësdrejtor i ESHS-së.
Kohë më të madhe merr përditësimi i të dhënave me deklarimet e qytetarëve të cilët janë regjistruar në diasporë.
“Gati se gjithçka është e gatshme vetëm po bëhet vërtetim i të dhënave në komunikim i të dhënave për t’i përditësuar. Një “centroid”, një shtëpi ose objekt duhet verifikuar në kadastër se a ekziston dhe në cilën kategori. Nëse është regjistruar nga Gjermania si e tillë, ne duhet ta vërtetojmë nëse është ashtu siç është deklaruar”- pohoi Ilmi Selami, Zëvendësdrejtor i ESHS-së.
Procesi i regjistrimit u realizua nga 5 deri me 30 shtator të vitit që lamë pas. Nga të dhënat fillestare sipas ESHS-së janë regjistruar: 1.832.696 qytetarë, 568.175 amvisëri, 837.255 banesa, ndërsa 204.805 persona janë vetë regjistruar nga diaspora. Nuk dihet numri i saktë i personave të cilët nuk janë regjistruar, por Enti i Statistikave beson se ka më pak se 10 mijë të tillë. Regjistrimi i popullsisë u realizua pas plotë 20 viteve, pasi paraprakisht regjistrimi i vitit 2011 u anulua për shkak të parregullsive./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?