Në një ndeshje mes Francës dhe Brazilit në vitin 1997, Robeto Carlos shënoi një nga golat më të pabesueshëm të parë ndonjëherë nga gjuajtjet e lira, duke i dhënë topit një trajektore të çmendur, gjë që mund ta bëjë edhe në moshën 49-vjeçare.
Në një video të postuar në TikTok, Carlos kopjoi golin e tij më të famshëm të të gjitha kohërave nga goditja dënimit.
Një fanellë e bardhë, një mur i gjallë dhe ai, kopjuan goditjet që e bëri në vitin 1997 kundër Francës.
Vërtetë, braziliani e bëri këtë në rekreacion me miqtë, të cilët po kruanin kokën kur panë se çfarë goditje dha, por sido që të jetë, aftësitë e tij në gjuajtje janë ende të pabesueshme.
@oficialrc3 Still got it ?? #robertocarlos?? #football @Entourage Sport ♬ Get Back – Pop Smoke
Ish-kampioni i botës me Brazilin la gjurmën e tij më të madhe duke luajtur për Real Madridin prej vitesh.
Përveç Klubit Mbretëror, Carlos ka luajtur edhe për Interin, Fenerbahçen, Corinthians, Palmeiras, Anzhi dhe Delhi Dynamos, ku e mbylli karrierën në vitin 2015. /Telegrafi/