Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, Hamza: Simbolizon realizimin e idealit tonë për liri

(E plotësuar) Në sheshin e Mitrovicës sot është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Pjesëmarrës gjatë ceremonisë së zbulimit të shtatores kanë qenë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari si dhe shumë qytetarë.
Në një fjalë rasti, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari iu uroi të gjithë shqiptarëve 17 shkurtin, festën e Ditës së Pavarësisë. Ai gjithashtu uroi që “këtë shtatore dhe gjithë të tjerat t’i gëzojmë së bashku”.
“Të nderuara motra dhe vëllezër të Mitrovicës me rrethinë, të rinj dhe të reja, familje të nderuara të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, martirëve, familje të nderuara të personave të zhdukur, polici e nderuar e Kosovës, eprorë e ushtarë nuk po shoh pak po, po i falënderoj edhe ata. Sot jemi mbledhur këtu, e kemi festën e 16-vjetorit të Republikës së Kosovës. I nderuar kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza dhe të gjithë ju dashamirë që ishit këtu, urime së pari pavarësia të gjithëve, çka jeni këtu dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen brenda dhe jashtë trojeve tona. Urime edhe shtatorja, dhashtë Zoti të gjitha shtatoret kudo që janë i gëzojmë së bashku”, tha Jashari.
Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se sakrifica e familjes Jashari e simbolizon dhe sintetizon historinë e të gjitha familjeve të Kosovës për liri.
Ai tha se si rrallë herë në historinë e kombeve dhe njerëzimit, familja Jashari qëndruan heroikisht dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës, duke u përballur me ushtrinë dhe policinë serbe.
Hamza shtoi kjo sakrificë u bë frymëzim dhe forcë mobilizuese për djemtë dhe vajzat e Mitrovicës që me armë në dorë luftuan denjësisht për lirinë e Kosovës.
Ndërkaq, lidhur me inaugurimin e shtatores së Adem Jasharit, i pari i Mitrovicës tha se kjo shtatore simbolizon realizimin e idealit tonë për liri.
“Sot në zemër të qytetit të Mitrovicës po inaugurohet shtatorja e kryeheroit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, shtatorja e komandantit Adem Jashari. Si rrallë në historinë e kombeve e njerëzimit, para 26-vjetëve familja e madhe e Shaban Jasharit, fëmijë, vajza, djem, burra dhe gra qëndruan heroikisht dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës, duke u përballur me ushtrinë dhe policinë serbe… Sakrifica e familjes Jashari simbolizon dhe sintetizon historinë e të gjitha familjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Sakrifica e kësaj familje në krye me komandantin, Adem Jashari vuri historinë në lëvizje në dy drejtime. Në rrafshin kombëtar me shkallën më të lartë të trimërisë dhe guximit ndikoi rrënjësisht në rritjen dhe masovizimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar me çmimin e lartë të sakrificës, familja Jashari vuri në lëvizje mekanizmin e diplomacisë botërore grupin e kontaktit dhe kryeqytetet e botës demokratike”, tha Hamza.
Ndër të tjera, kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht ideatori i kësaj shtatoreje, tha se lufta e drejtë e UÇK-së u bë zëri kryesor i popullit në arenën ndërkombëtare, për çka shtoi se këtë luftë e përkrahën demokracitë më të përparuara të globit.
Ai potencoi se me rastin e shpalosjes së shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari “përkulemi para gjakut të dëshmorëve dhe shprehim mirënjohje të thellë për aleatët e lirisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
Hamza u shpreh se sot kur Kosova feston 16 vjet pavarësi dhe gëzon një çerek shekulli liri, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë po ballafaqohen më një proces gjyqësor të padrejtë në Hagë.
“Lufta e drejtë UÇK-së u bë zëri kryesor i popullit tonë në arenën ndërkombëtare. Këtë luftë e përkrahën demokracitë më të përparuara të globit. Falë veçorisë, vizionit, përcaktimit të drejtë politik të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidershipit të asaj kohe, bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuri me verialeancën më të fuqishme ushtarakë NATO-n… Sot, kur po shënojmë inaugurimin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, përkulemi para gjakut të dëshmorëve dhe shprehim mirënjohje të thellë për aleatët e lirisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtete e Bashkimit Evropian dhe NATO-s… Pikërisht më 17 shkurt 2008, këto fjalët e shenjta u shqiptuan nga lideri politik, dhe historik i Kosovës, nga Hashim Thaçi kryeministër dhe më pas president i Republikës… Sot kur Kosova feston 16-vjet pavarësi dhe gëzon një çerekshekulli liri, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë po ballafaqohen më një proces gjjyqësor të padrejtë në Hagë”, theksoi Hamza.
Në mesin e shumë të pranishmëve, prezent në këtë ceremoni ishte edhe djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ndërkaq, shtatorja e heroit Adem Jashari u punua nga skulptori Sabri Behramaj./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Shkaku i tërmetit, uji rrjedh si ujëvarë nga ndërtesa në Bangkok

Jep dorëheqje rreshteri i Policisë, Zymer Kodra - thotë se iu prekën vlerat e idealit

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Rozana Radi e pyet pse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova, Gjesti: Ka qenë hile

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false