Komuna e Mitrovicës ka rregulluar problemin me ndriçim publik në rrugën Shemsi Ahmeti.

Problemi është rregulluar pas ankesave që kanë bërë qytetarët në platformën Ndreqe.com.


"Një ankesë për ndriçim publik e raportuar nga qytetarët në rrugën Shemsi Ahmeti në Mitrovicë është rregulluar nga Komuna e Mitrovicës", bëhet e ditur në njoftim.

Qytetarët po vazhdojnë raportimet për problemet që hasin në platformën Ndreqe.com./Telegrafi/