LAJMI I FUNDIT:

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së diskutohet për Asociacionin: Draft-statuti që e pranoi Kurti prish karakterin unitar të shtetit

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së diskutohet për Asociacionin: Draft-statuti që e pranoi Kurti prish karakterin unitar të shtetit

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku temë e diskutimit është draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas PDK-së, pranimi i këtij draft-statuti “që përmban kompetenca të qartë ekzekutive” nga ana e Qeverisë Kurti, i ka sjell dëm të madh vendit.

Situata politike dhe zgjedhjet e ardhshme shtyjnë PDK-në të mblidhet në një takim
Lexo po ashtu Situata politike dhe zgjedhjet e ardhshme shtyjnë PDK-në të mblidhet në një takim

“Ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë”, thuhet në njoftimin e partisë.


Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, “për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori