LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni gjatë 2019 janë sëmurë 91 persona nga Hepatiti

Në Maqedoni gjatë 2019 janë sëmurë 91 persona nga Hepatiti

Sot (28 korrik) shënohet Dita Botërore e Hepatitit. Shënimi i kësaj dite në të gjithë botën ka për qëllim të ngrit vetëdijen për rëndësinë globale të virusit hepatit, mbrojtjen nga ai dhe ndikimin në gjendjen shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë vitit 2019, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 91 të sëmurë nga Hepatiti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Supozohet se 325 milionë njerëz në botë jetojnë me virusin Hepatiti B dhe C. Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2019-të janë regjistruar 91 të sëmurë nga Hepatiti B, kurse hepatiti C është atakuar te 50 raste. Për hepatitin A dhe B ekziston vaksinë si masë preventive”.


“Vaksina e Hepatitit B në vendin tonë nga viti 2004 po zbatohet si rutinë te të gjithë të sapolindurit, ndërkaq në mënyrë shtesë zbatohet edhe programe të vaksinimit të cilat i përfshijnë grupet e rrezikut si pacientë të dializës, punëtorë shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përndryshe, Hepatiti është inflamacion i mëlçisë. Shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepative.

Gjithashtu shkakton dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi dhe ethe.

Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori