Izolimi për shkak të coronavirusit dhe mbyllja e aktiviteteve shërbyese, ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në mbarë globin.
Ashtu si shumë meshkuj, edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo po përballet me mungesën e një berberi.
Mirëpo për këtë punë po kujdeset e dashura e tij, Georgina Rodriguez, e cila përgjatë të shtunës mori rolin e ‘floktares’ së partnerit të saj.
Ishte futbollisti 35-vjeçar, ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram një video, duke treguar momentin kur Georginaia ia rruan flokët atij.
“Qëndroni në shtëpi dhe bëjeni me stil”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e videos.
Përndryshe, futbollisti i Juventusit i cili prej kohësh jetonte në Itali, është rikthyer në vendlindjen e tij në Maderia të Portugalisë për të qëndruar në karantinë bashkë me familjen e tij. /Telegrafi/