E plotësuar:  Ka përfunduar seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës në kujtim të veprimtarit Adem Demaçi.

Në fjalën e tij kryeparlamentari Kadri Veseli ka ha se ai ishte ndërgjegjja e lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.


Veseli tha se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur një prej burrave të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

Veseli bërë të ditur se do të vazhdojnë homazhet pranë arkivolit të Adem Demaçit i cili po qëndron në hollin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

37827717 1815208595265077 1239134460448866304 n

37845973 1815208761931727 481782888367390720 n

37860297 1815207711931832 1259887974351372288 n

37874424 1815207871931816 262256080392814592 n

37887277 1815208091931794 4410187249778425856 n

37891994 1815207965265140 7679436207108915200 n

37926776 1815209008598369 4010284391036092416 n

-----------------------------

Në kujtim të Adem Demaçit, nis seanca komemorative (Video)

Ka nisur seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar Adem Demaçi. Seanca ka nisur me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe atij kombëtar, pas kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar një minutë heshtje.

Demaçi ndërroi jetë dje pasdite në moshën 82 vjeçare. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. /Telegrafi/

37787416 1815181768601093 1623671725797408768 n

37841908 1815180978601172 2126657016574246912 n

37842897 1815181708601099 4857953730873524224 n

37881883 1815179708601299 3837758398024122368 n